Përbërësit: 24 keksa me sheqer, 1 gotë të ujit qumësht, 2 banane, kakao për dekorim.
Për kremin: 500ml qumësht, 1 gotë të çajit miell, 1 gotë të çajit sheqer, 1 pako shllag pluhur,
Përgatitja: Fillimisht në tepsin ku do ta vendosim ëmbëlsirën shtrojmë qese kuzhine ashtu siç e shikoni në video, më pas keksat i lagim në qumësht një nga një dhe i renditim në tepsi. Pastaj keksat i mbulojmë sipër me qese kuzhine dhe i fusim të qëndrojnë në frigorifer për 30 minuta.
Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 500ml qumësht, 1 gotë të çajit miell, 1 gotë të çajit sheqer dhe e përziejmë vazhdimisht në temperaturë mesatare derisa të zihet dhe të bëhet një krem i trash. E lëmë kremin të ftohet për 5 minuta më pas ia hedhim një pako shllag pluhur dhe e përziejmë mirë me tel kuzhine.
Pasi kremi të jetë gati, keksave ua largojmë qesen e kuzhinës dhe i lyejmë sipër me të gjithë kremin e përgatitur duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e keksave. Më pas marrim 2 banane, i prejmë në copëza dhe i vendosim në njërën anë të keksave. Pastaj me ndihmën e qeses së kuzhine i rrotullojmë keksa duke e bërë ëmbëlsirën në formë roleje siç e shikoni në video.
E mbështjellim mirë me qesen e kuzhinës pasi e kemi bërë në formë roleje, më pas e fusim të qëndroj në frigorifer për 2 orë. Pasi të ketë qëndruar në frigorifer, e marrim dhe ia largojmë qesen e plastike më pas sipër e dekorojmë me kakao dhe e presim në copëza të holla për servim. Ju bëftë mirë!