E lehtë në përgatitje dhe jashtëzakonisht e shëndetshme. Pasteli është ëmbëlsira më e vjetër në botë. Ajo ishte shumë e kërkuar në Greqinë e vjetër dhe në Lindjen e Mesme.
Pasteli ose intrion, si njihet ndryshe, përbëhet nga vetëm dy përbërës- mjalti dhe sezami. Por ai është aq i shëndetshëm, sa do të duhej ta gatuante dhe provonte secili.
Receta për këtë ëmbëlsirë daton që para 6.000 vitesh. Ai përmendet edhe në librat e vjetër, ndërsa është e ditur se luftëtarët, përpara nisjes për në betejë, zakonisht kanë ngrënë pasteli, pasi kjo dihej si një ushqim që u jepte forcë.
Pos që është shumë e shijshme, kjo ëmbëlsirë është shumë e shëndetshme. Kjo recetë është edhe një dëshmi se gjërat më të mira në të njëjtën kohë janë edhe më të thjeshtat. Kjo recetë, e vjetër mbi 6.000 vjet, përmendet madje edhe në “Iliadën” e Homerit. Është e njohur si kafjalli grek, ndonëse, në të vërtetë, na vjen nga rajoni i Greqisë, Egjiptit dhe Lindjes së afërt.
Gratë ndërkaq, e kanë përdorur atë për të stimuluar punën e hormoneve. Pasteli ka këto veçori: Është përplot vitamina dhe minerale, Përmban antioksidantë, Rregullon yndyrën në gjak, Jep energji, Zvogëlon ndjenjën e depresionit, Përmirëson humorin, Ul nivelin e stresit.
Për përgatitjen e pastelit do t’iu duhen: 300gr pastë sezami e njohur si tahini, 300gr mjaltë.
Të dy përbërësit përzieni mirë dhe nga kjo masë formoni toptha të vegjël, topthat vendosini në frigorifer për t’u forcuar. Pas kësaj, mund t’i konsumoni, duhet ta provoni patjetër. Ju bëfshin mirë!