Kjo nënë ka zbuluar ilaçin për çarjet e lëkurës pas shtatzënisë, e kanë të gjitha gratë!

Chantelle Clarke nga Kanadaja solli në jetë në dhjetor një vajzë të vogël. Dhe, si shumë nëna të tjera, ajo pati çarje të lëkurës në zona të ndryshme të trupit.

Por, në vend që të shpenzonte para për kremra që ndihmojnë në rregullimin e lëkurës, ajo gjeti një zgjidhje alternative.

Ilaçi perfekt për të ishte vetë qumështi i gjirit të saj. Chantelle merrte qumësht gjiri dhe e aplikonte në lëkurën e çarë.

Ajo më pas ndau në rrjetet e saj sociale disa foto para dhe pas aplikimit të qumështit në barkun saj. Qumështi u aplikua vetëm në anën e majtë të barkut, në mënyrë që të kishte mundësi të shihte diferencën.

Brenda dy javësh, të çarat në anën e majtë nisën të zbeheshin. Postimi i Clarke në rrjetet sociale është shpërndarë më shumë se 11,000 herë dhe ka marrë më shumë se 11,000 reagime e komente.