Tortë me banane

Përbërësit:

130gr miell, 150gr sheqer, 100gr gjalpë në temperaturë ambienti, 2 vezë të mëdha, 3 banane të pjekura, 2 lugë të vogla pluhur pjekës (rreth 60gr), 1/2 lugë të vogël kanellë, një pako vanilje, 100gr arra (ose bajame), pak kripë, sheqer pluhur për dekorim.

Përgatitja:

Rrahim gjalpin e zbutur në temperaturë ambienti bashkë me sheqerin dhe pak kripë derisa të formojmë një përbërje kremoze, shtojmë një nga një vezët dhe vazhdojmë përzierjen.

Shtypim bananet me një pirun (ose i kalojmë me mikser) dhe ia shtojmë masës së sipërme. Së fundi shtojmë edhe miellin, kanellën, arrat e thërrmuara, pluhurin pjekës dhe vaniljen duke i përzierë derisa brumi të jetë i njëtrajtshëm.

Lyejmë me gjalpë dhe me miell një tepsi për tortë me diametër 24cm dhe hedhim brumin që përgatitëm më sipër duke e nivelizuar në sipërfaqe. E pjekim tortën në furrë të parangrohur 180 gradë C për 40-45 minuta. Kur kjo ëmbëlsirë të jetë gati, e lëmë të ftohet përpara se ta heqim nga tepsia dhe e spërkasim me sheqer pluhur, ose mund ta lyeni sipër me krem shllag dhe ta dekoroni me banane sipas dëshirës.

Këshillë: Për t’i dhënë një aromë ndryshe mund ti shtoni në vend të arrave të grira, 100gr bajame të thërrmuara të cilat i japin tortës me banane shijen e këndshme të bajameve, gjithashtu sipërfaqen e saj mund ta dekoroni me krem.

Ju bëftë mirë !