E hanin sulltanët dhe mbretërit, kjo perime zhduk çdo të keqe në trup

Shpargu është një perime me pak kalori dhe shumë fibra. Në 100 gramë shparguj gjenden 20 kalori.

Prania e bollshme e fibrave, vitaminave A, B1, B6, C, acidi folik, aminoacidet, karotenoidi e kripërat minerale të kalciumit, fosforit e potasit dhe përmbajtja e ulët e kalorive, i bëjnë shpargujt një ushqim veçanërisht të kërkuar në normalitetin e trupit të njeriut por sidomos në dietën e dobësimit.

Shpargujt janë stimulues shumë të mirë të oreksit por ajo çka paraqet interes, është se rekomandohet në rastet kur kërkohet eliminimi i celulitit pasi shpargujt reduktojnë gjendjen e lartë të likuideve në sajë të përmbajtjes aktive të purinave.

Acidi aspartik i cili gjatë urinimit përfton erën tipike të shpargujve, është një komponent dallues që çon edhe në efiçencën e sistemit renal. Gjithsesi, veçoria e stimulimit diuretik që shkaktojnë shpargujt, në rastet e veçanta të veshkave të sëmura, e bën atë përgjithësisht të pakëshillueshëm për konsum nga pacientët që vuajnë prej insufiçencës renale por edhe nga nefriti (infeksioni i veshkave).

Shpargujt e freskët janë një burim i pasur antioksidantësh siç janë: luteina, zea-ksanthina, karoten dhe kripto ksanthina. Së bashku këto përbërës flavonoidë ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira nga organizmi.

Shpargujt e freskët janë një burim i pasur folati. Në 100 gramë shparguj gjenden 14% të dozës së rekomanduar ditore të acidit folik. Studimet shkencore kanë treguar që konsumimi i rregullt i folatit gjatë periudhës para shtatzanisë dhe deri në fazat e para të saj parandalon defektet tek fëmijët e sapolindur.

Kërcenjtë janë të pasur me vitaminat komplekse të grupit B, që janë thelbësore për funksionet e metabolizmit dhe enzimat e qelizave. Shpargujt e freskët përmbajnë edhe vitamina të tjera antioksidante siç janë: vitamina C, vitamina A dhe vitamina E. Konsumimi i rregullt i ushqimeve të pasura me këto vitamina ndihmon trupin të zhvillojë rezistencë të fortë kundër infeksioneve dhe radikaleve të lira.

Shpargujt janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës K. 100 gramë shparguj përmbajnë 35% të dozës së rekomanduar ditore. Vitamina K luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave. Njëkohësisht, pasi që është i pasur me kalcium, e lehtëson humbjen e këtij minerali nga eshtrat.

Ato gjithashtu kufizojnë dëmet e neuroneve në tru dhe kanë një rol thelbësor në trajtimet e pacientëve që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit. Përveç kësaj përmbanë edhe shumë krom, i cili e zvogëlon ndjenjën e urisë, me ç’rast u rekomandohet kryesisht femrave të cilat kanë probleme me peshën e tepërt.

Shpargu stimulon largimin e toksinave, e lehtëson urinimin, zvogëlon kolesterolin në gjak dhe shtypjen e gjakut, dhe e përmirëson punën e zemrës.