Shafran dhe mjaltë: Antibiotiku i fuqishëm që as mjekët s’po mund ta shpjegojnë

Antibiotikët tradicional janë jashtëzakonisht të dobishëm dhe kanë shpëtuar miliona jetë. Megjithatë, këta antibiotikë shpesh përdoren më tepër se që duhet. Ky artikull nuk ju rekomandon t’iu shmangeni antibiotikëve tradicional, por thjeshtë ju mëson t’i gjeni mënyrat më të shëndetshme dhe më natyrale të kujdesit ndaj shëndetit.

Diskutoni gjithmonë vendimet tuaja shëndetësore me një mjek dhe mos bëni ndonjë ndryshim në gjendjen tuaj të tanishme bazuar në atë që e lexoni, pasi kjo është thjeshtë një këshillë rreth një antibiotiku natyror shumë të fuqishëm që përdoret nga shumë njerëz në botë.

Ka shumë antibiotikë natyror në botë. Mjalti, shafrani i Indisë dhe hudhra janë vetëm disa nga më të njohurit. Mjalti është i aftë të luftojë infeksionet pa krijuar baktere që rezistojnë antibiotikët, shkruan pergatit.com.

Një studim i botuar në Fletoren Evropiane të Klinikës së Mikrobiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive, gjeti se mjalti kishte shkatërruar çdo baktere ose patogjen që e kishin studiuar.

Sipas Dr. Dee Carter:

“Hulumtimi ynë është i pari që tregon qartë se këto produkte që kanë bazë mjaltin në shumë raste mund të zëvendësojnë kremrat antibiotikë për plagë. Përdorimi i mjaltit si një trajtim i ndërmjetëm mund të zgjasë gjithashtu edhe jetën e antibiotikëve”.

Së dyti, shafrani i Indisë është një tjetër mrekulli e natyrës me shumë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore. Përbërësit më të rëndësishëm që gjenden brenda shafranit janë të njohur si “kurkuminoidë”. Ata kanë veti antioksiduese, antispetike, antiinflamatore, antibakteriale dhe antifunguese.

Sipas studiuesve, të kombinosh mjaltin me shafran, krijohet një antibiotik shumë i fuqishëm – më i fuqishmi që ekziston, madje. Ky kombinim përdoret shumë në mjekësinë indiane dhe njihet si “Mjalti i Artë”. Kohët e fundit, ky antibiotik është bërë shumë i popullarizuar edhe në mjekësinë perëndimore.

Sipas BenefitsOfHoney:

“Mjalti është një ilaç i çmuar natyror për një sërë sëmundjesh dhe problemesh, përfshirë dispepsinë, ftohjen, gripin, astmën, tensionin e lartë, sheqerin e lartë në gjak, artritin, diabetin, sëmundjet e zemrës, depresionin, ankthin, inflamacionin e plagëve dhe djegieve, ekzemave, puçrrave në fytyrë, plakjen, mëlçinë dhe veshkat”.

Për më tepër, TurmericForHealth shton:

“Një studim ka treguar se ilaçi indian që përmban mjaltë dhe shafran si dy përbërës kryesor, stimuloi prodhimin dhe funksionalitetin e qelizave imunitare dhe kështu rezultoi në një imunitet më të fortë ndaj sëmundjeve.

Duke kombinuar shafranin e Indisë me mjaltin rrit aktivitetin antimikrobik. Së bashku, mjalti me shafran veprojnë kundër një shumëllojshmëri bakteresh të njohura për shkaktim të sëmundjeve tek njerëzit.

Shafrani, bashkë me mjaltin, mund të përmirësojnë hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës dhe të kontribuojnë në një shëndet më të mirë të lëkurës. Shafrani i Indisë dhe mjalti janë të dobishëm në trajtimin e mukozës orale, që shfaqet si një ndërlikim i trajtimeve të kancerit”.

Kjo është receta si ta përgatitni kombinimin e fuqishëm me mjaltë dhe shafran. E gjitha çfarë ju duhet janë këta përbërës:

  • 1 lugë çaji shafran të Indisë (me cilësi terapeutike)
  • ¼ filxhan mjaltë të papërpunuar
  • 2 pika limon

Udhëzimet:

Përzini përbërësit mirë dhe mbulojeni filxhanin. Lëreni përzierjen në temperaturë dhome dhe përzieni para çdo përdorimi. Për të luftuar gripin dhe ftohjen, merreni një gjysmë luge çaj nga përbërja, disa herë në ditë. Shpërndajeni me të tjerët që ta mësojnë këtë recetë të këtij antibiotiku të fuqishëm. /pergatit.com