Gurabia me kokos

Përbërësit:

2 vezë, 2 filxhana sheqer, 2 sheqer vanilje, 3 filxhana kos, një filxhan vaj, një lugë të kafesë sodë buke, një lugë të kafesë pecivë, 100gr kokos, 650gr miell

Përgatitja:

Vezët i rrahim në një enë të thellë dhe pastaj ua shtojmë sheqerin, sheqer vaniljen, kosin, vajin dhe i përziejmë derisa të bashkohet masa. Pastaj e shtojmë sodën e bukës, kokosin, miellin dhe pecivën e përziejmë mirë dhe pastaj bëjmë forma të gurabijav ashtu si dëshirojmë dhe i pjekim në temperaturë 250gradë C për 20 minuta.