Sasia: Për dy persona; Koha e përgatitjes: 10 minuta; Koha totale: 30 minuta.
Përbërësit:
1 lugë çaji vaj ulliri, spinaq të freskët, djathë të bardhë të butë (lope ose dhie), 2 copë gjokse pule, djathë (kaçkavall) i imtësuar, piper të kuq, kripë, piper të zi.
Përgatitja:
- Ngroheni furrën në 200 gradë C paraprakisht.
- Në një tigan të vendosur në temperaturë mesatare, shtoni vajin e ullirit dhe gatuajeni spinaqin për 3 deri në 5 minuta.
- Shtojeni djathin e bardhë dhe gatuajeni për 30 deri 60 sekonda më shumë. Lëreni të ftohet.
- Bëni disa prerje në mishin e pulës, si në videon që do ta shihni më poshtë. Prerjet bëni sa më të thella që mundeni, aq sa nuk e prisni gjithë mishin.
- Vendoseni përzierjen e spinaqit me djathë në prerjet.
- Hidhni mishit kripë dhe piper, për shije. Shpërndajeni kaçkavallin mbi mish dhe më pas hidhni pak piper të kuq sipër.
- Piqeni mishin në qendër të furrës për 20 deri në 25 minuta, derisa djathi të jetë shkrirë. /pergatit.com
Ju bëftë mirë!
Për më shumë shikojeni videon e përgatitjes:
Mish pule me spinaq by pergatitcom