Tortë e lehtë me sherbet

Përbërësit:

300gr sheqer, një sheqer vanile, 6 vezë, 300ml vaj, 300ml qumësht, 2 lugë ajke e thartë,
300gr miell, 300gr griz(bollgur), një pluhur paste(bakin), pak krip me maje gishtash, 450gr arra të bluara, (hidhni 5 lugë arra).

Sherbeti:

4 gota ujë nga 250ml, 2,5 gota sheqer, një sheqer vanilje, pak lëng limoni.

Përgatitja:

Së pari zihet sherbeti prej vlimit zihet edhe 10 minuta. Pastaj përzihen vezët me sheqer derisa të shkrihet sheqeri dhe sheqer vanilja, pastaj shtohen të gjithë përbërësit tjerë dhe bëhet një brumë i cili hidhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe të permillur me madhësi 40×26.

Dhe piqet në temperaturë 180 gradë për 35-40 minuta. Pastaj pasi të ftohet pritet në katrore dhe i hudhet sherbeti i vakët dhe 5 lugët e arrave të bluara, dhe torta është gati për tu shërbyer.

Ju bëftë mirë!