gurabija

Gurabija pa vaj të buta pambuk dhe shumë të shijshme

Përbërësit për gurabija: 2 vezë, 1 gotë jogurt, 1 lugë e mesme sodë bikarbonat (sodë buke), 2 gota sheqer, 800gr miell.

Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë 2 vezë, një gotë jogurt (kos), një lugë të mesme sodë buke, 2 gota sheqer të gjithë këta përbërës i përziejmë mirë me tel kuzhine ose mikser derisa të fitojmë një masë homogjene. Më pas tek masa shtojmë gradualisht 800gr miell duke e përzier masën mirë me mikser.

Brumin më pas e hedhim në tavolinë të përmiellur dhe e ngjeshim me duar ashtu siç e shikoni në video. Formojmë më pas kulaçe të vogla nga brumi ashtu siç e shikoni në video dhe më pas i vendosim një nga një në tepsi me letër kuzhine. Sipër ua bëjmë nga një vij me anë të një thike ose me pirun që të piqen më mirë.

Pasi gurabijat të jenë gati i fusim në furrë për pjekje dhe i pjekim në temperaturë në 200 gradë C për 20 minuta. Pasi të piqen i largojmë nga furra i lëmë të ftohen për pak më pas i shërbejmë, bëhen shumë të buta e të shijshme. Mund t’i shërbeni me çaj ose kafe, për raste të ndryshme!

Ju bëfshin mirë këto gurabija! /PERGATIT