Përbërësit:
1 filxhan (kafe) ujë, 2 gota vaj, 6 gota sheqer, 6 gota miell 1 filxhan çokollatë pluhur ose kakao. Për shije përdorni rrush të terur, arra, lajthi ose bajame.
Përgatitja shumë e lehtë: Në një tigan të thellë vëmë vajin, ujin dhe sheqerin në zjarr dhe i përziejmë deri të shkrihen… Miellin e përziejmë me çokollatë ose kakao në një enë tjetër.
Kur sheqeri të jetë shkrirë, ngadalë shtoni miellin dhe kakaon dhe përzieni. Përziejmë edhe për disa minuta derisa përzierja të barazohet. Shtojmë rrush, arra apo gjera të tjera qe ju i pëlqeni, si për shembull lajthi, bajame, arra, rrush etj…
Hidheni përzierjen në një tepsi të vogël dhe shperndajeni në mënyrë të barabartë. Kur të ftohet pak, prejeni në kube. Provojeni, pasi është e lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!