Pite fshati

Përbërësit:

3 doreza presh (purri), 3 gota miell misri, 1/2kg gjizë, 3 vezë, 1 gotë miell, 1/2 ujë mineral, 200ml vaj, 50gr fara kungulli, 50gr fara luledielli, 1 pako pluhur për pjekje (pev

Përgatitja:

Në vajin e nxehtë në tigan e skuqim preshin e grirë, më pas i thyejmë vezët në një enë të madhe e të thellë, hedhim kripë dhe i rrahim pandërprerë me tel kuzhine. Më pas në enë e shtojmë vajin, miellin e misrit, miellin e bardhë dhe pluhurin për pjekje.

Pastaj në enë e shtojmë edhe ujin e gazuar, preshin e skuqur dhe shtojmë nga 50gr fara kungulli dhe luledielli. Në tavën e rrumbullakët hedhim vajin dhe e perhapim në tërë sipërfaqen e tavës dhe brumin për pite e derdhim në tavë. Më pas tavën e vendosim në furrë dhe e lëmë të piqet për 40 minuta në temperaturë 230 gradë C. Ju bëftë mirë!