qimet

Hiqni qafe qimet e fytyrës një herë e përgjithmonë me këtë mënyrë

Sipas statistikave Hirsutizmi, i njohur edhe si qimet e tepërta në zona të pa zakonta, prek rreth 5 deri 10% të grave të të gjitha moshave. Megjithatë, pavarësisht se sa të shëndetshëm mund të jemi, të gjithë duhet të përdorim piskatore në fytyrën tonë herë pas here në mënyrë që fytyra jonë të duket sa më mirë.

Kemi zbuluar se nuk është gjithmonë e nevojshme të përdoren metoda të tilla të dhimbshme për heqjen e qimeve të fytyrës, veçanërisht kur ka metoda të tjera më pak të dhimbshme e të cilat mund të gjenden pikërisht në kuzhinën tuaj!

Ne si Përgatit kemi bërë një listë me disa metoda më pak të dhimbshme dhe efektive për heqjen e qimeve të fytyrës që mund ti përdorni lehtësisht nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Fasule Jeshile dhe ujë trëndafili

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle fasule jeshile të bluara
  • 1-2 lugë gjelle ujë trëndafili
  • 1 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Në një enë vendosim dy lugë të bluara fasule jeshile, ujin e trëndafilit dhe i përziejmë mirë. Më pas shtojmë lëngun e limonit dhe i përziejmë përbërësit edhe një herë. Aplikoni pastën në zonat e lëkurës me qime dhe lëreni të qëndrojë aty për rreth 20-25 minuta ose derisa të thahet plotësisht dhe më pas fërkojeni maskën me gishta. Përsëriteni 3-4 herë në javë.

Rezultatet: Fasulja jeshile ka veti të shkëlqyera eksfolimi dhe kur shoqërohet me ujë trëndafili ndihmonë në frenimin e rritjes së qimeve. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Qepë dhe borzilok

Përbërësit:

  • 2 qepë të mesme
  • 10-12 gjethe borzilok

Përgatitja:

Gjeni membranat e hollë dhe transparente të lëkurës midis shtresave të një qepe. Thërmoni membranat me gjethe borziloku, përzieni mirë dhe formoni një pastë. Aplikojeni pastën në qimet e padëshiruara dhe lëreni aty për rreth 20-25 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni 3-4 herë në javë për 1-2 muaj.

Rezultatet: Qepa është në të vërtetë jashtëzakonisht e dobishme pasi lehtëson rritjen e qimeve. Megjithatë kur përdoret së bashku me borzilokun, jep efektin e kundërt dhe ju ndihmonë të hiqni qimet e padëshiruara të fytyrës. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Vaji i livandës dhe vaji i pemës së çajit

Përbërësit:

  • 1 lugë çaji vaj livande
  • 4-6 pika vaj të pemës së çajit

Përgatitja:

Përzieni vajin e livandës me vajin e pemës së çajit në një tas, aplikojeni përzierjen e vajrave në qimet e fytyrës me një copë pambuku. Përsëriteni 2-3 herë në ditë për të paktën 3 muaj.

Rezultatet: Vaji i livandës dhe i pemës së çajit kanë veti anti-androgjenike që ndihmojnë në heqjen e qimeve të pa dëshiruara. Kjo pastë është e përshtatshme për llojet e lëkurës së yndyrshme dhe të prirur ndaj akneve.

Mjaltë dhe sheqer

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 2 lugë sheqer
  • 1 lugë gjelle ujë

Përgatitja:

Hidhni sheqerin në një enë dhe shtoni mjaltë dhe ujë në të, vendoseni përzierjen në mikrovalë për rreth 30 sekonda derisa sheqeri të tretet dhe të përzihet me mjaltë dhe ujë. Aplikojeni pastën në pjesët e fytyrës me qime të padëshiruara, vendoseni një rrip leckë mbi përzierjen e aplikuar dhe lëreni të ftohet për disa sekonda. Tërhiqeni leckën në drejtimin e kundër në të cilin po rriten qimet tuaja

Rezultati: Kjo maskë heq të gjitha qimet e padëshiruara në çast dhe eksfolon në mënyrë perfektë qelizat e vdekura të lëkurës. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Bollgur dhe banane

Përbërësit:

  • 2 lugë bollgur (tërshërë)
  • 1 banane e pjekur

Përgatitja:

Merreni një banane të pjekur dhe shtypeni, shtoni tërshërën dhe përzieni masën në një tas derisa të formoni një pastë. Aplikojeni një sasi të madhe të pastës në zonat e dëshiruara dhe fërkojeni me lëvizje rrethore. Lëreni pastën të qëndrojë për 15-20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftoftë. Përsëriteni 1-2 herë në javë.

Rezultati: Bollguri ka një teksturë kokrra që e bën atë një agjent të mirë eksfolues për lëkurën e fytyrës. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Xhelatinë dhe qumësht

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle pluhur xhelatine pa aromë
  • 3 lugë qumësht
  • disa pika lëng limoni

Përgatitja:

Në një enë përzieni xhelatinën me qumështin dhe lëngun e limonit, ngroheni përzierjen në mikrovalë për 15-20 sekonda. Pasi ta hiqni përzierjen nga mikrovali lëreni të ftohet për disa sekonda dhe më pas aplikojeni direkt në fytyrë. Lëreni maskën të qëndrojë në fytyrë për 5 minuta, më pas largojeni duke e fërkuar me gishta.

Rezultati: Kjo maskë është jashtëzakonisht ngjitëse dhe është në gjendje të heqë menjëherë të gjitha qimet e padëshiruara. Mund t’ju ndihmojë gjithashtu për të hequr qafe pikat e zeza dhe qelizat e vdekura të lëkurës.

Maskë e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përveç atyre të ndjeshme dhe të prirur ndaj akneve.

Vezë dhe niseshte misri

Përbërësit:

  • 1 vezë
  • 1/2 lugë gjelle niseshte misri
  • 1 lugë gjelle sheqer

Përgatitja:

Thyejeni një vezë dhe vendoseni të bardhën e saj në një tas, shtoni sheqerin dhe niseshten e misrit në të dhe përzieni mirë përbërësit për të bërë një pastë të butë. Aplikojeni pastën në fytyrën tuaj dhe lëreni të thahet për rreth 20-25 minuta. Pasi pasta të jetë mjaftë e fortë kapeni dhe largojeni me duar, përsëriteni 2-3 herë në javë.

Rezultatet: E bardha e vezës ngjitet fort në qimet e fytyrës tuaj dhe i shkul ato në mënyrë të përsosur si dylli i blerë në dyqan. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përveç atyre me akne dhe të ndjeshme.

Patate dhe thjerrëza

Përbërësit:

  • 1 filxhan thjerrëza të verdha
  • 1 patate
  • 1 lugë gjelle lëng limoni të freskët
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Thjerrëzat i lini në ujë gjatë natës, në mëngjes thjerrëzat e njoma i futni në një përpunes ushqimi për ti shtypur. Më pas qëroni patatet dhe bluani në një përpunes ushqimi, merreni një sitë dhe kaloni në të patatet e grimcuara për të nxjerrë sa më shumë lëng patate të jetë e mundur dhe më pas përzieni lëngun e patates me pastën e thjerrëzave dhe shtoni mjaltë dhe lëng limoni në përzierje.

Aplikojeni pastën në zonat e prekura me qime dhe lëreni të qëndrojë për 20-30 minuta. Pasi maska të jetë tharë plotësisht hiqeni me gishta. Pasta do të bjerë duke marrë me vete edhe qimet tuaj të padëshiruara, përsëriteni 1-2 herë në javë.

Rezultatet: Thjerrëzat e thara e bëjnë më të lehtë shkuljen e qimeve tuaja ndërsa patatet kanë veti natyrore zbardhuese që ndihmojnë në zbardhjen e qimeve tuaja të mbetura dhe i bëjnë ato më pak të dukshme. Maskë e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, por nëse keni lëkurë të thatë mos harroni të përdorni krem hidratues pas aplikimit të maskës.

Papaja dhe shafrani i indisë

Përbërësit:

  • 1 papaja e përpunuar
  • 1/2 lugë çaji pluhur shafran i indisë

Përgatitja:

Qërojeni papajën dhe priten në copa të vogla, grini copat për të bërë një pastë dhe më pas përzieni pastën e papajas me pluhur shafran i indisë. Aplikojeni pastën në pjesët e fytyrës me qimet e padëshirauara, masazhoni lëkurën tuaj në fillim dhe më pas lëreni maskën të qëndrojë për 15-20 minuta. Lajeni me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni 2 herë në javë.

Rezultatet: Papaina, një enzimë që gjendet në papaja e përpunuar, shpërbën kutikulën e qimeve të njeriut dhe bën që ato të bien natyrshëm. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Këshillë: Për të balancuar hormonet tuaja dhe për të reduktuar rritjen e qimeve të padëshiruara, përmbajuni një diete të shëndetshme dhe ushtroni rregullisht. Bëjeni një banjë me avull përpara se të përdorni ndonjërën nga maskat në mënyrë që të hapni poret e lëkurës tuaj. Pasi të keni bërë trajtimin me maskë, lani fytyrën siç duhet për ta mbajtur lëkurën tuaj gjithmonë të pastër.