waffle

Receta si të bëni Waffle në shtëpi

Waffles me formën e tyre unike, ideale për t’u konsumuar në mëngjes duke i shoqëruar me një shumëllojshmëri përbërësish, fruta të ndryshëm dhe perime. Mund t’i konsumoni të kripur ose të ëmbël dhe mbi të gjitha janë të parezistueshme. Fëmijët janë ata që i duan më së shumti.

Përbërësit:

  • 4 vezë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 2 lugë çaji vanile të lëngshme ose 1 sheqer vanile
  • 1 gotë të ujit qumësht
  • 1/2 gotë e ujit vaj
  • 2 gota miell
  • 1 pluhur për pjekje (baking powder)

Përgatitja:

Marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë vezët, sheqerin, vajin, vanile të lëngshme ose sheqer vanile, qumështin dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me tel kuzhine. Pasi i kemi përzier mirë të gjithë përbërësit, tek masa shtojmë miellin gradualisht dhe pluhurin për pjekje.

E përziejmë mirë masën derisa të fitojmë një brumë jo shumë të hollë, e ngrohim paraprakisht tosterin që është special me format per waffle dhe shtojmë një garuzhde nga brumi në toster. E lëmë për 10 minuta derisa ne toster te ndalet drita e gjelbër.

Wafflet i shërbejmë të ngrohta me nutella ose çfarë do reçeli tjetër, me fruta të ndryshëm ose sipas dëshirës tuaj të njelmëta me djathë e perime të ndryshme. Përgatiten shumë lehtë dhe shpejt, e bëhen shumë të shijshme. Ju bëfshin mirë!