kek

Kek me mente dhe kakao

Përbërësit:

  • 4 vezë
  • 180gr sheqer
  • 125ml vaj
  • 200ml qumësht
  • 300gr miell
  • një pluhur për pjekje (baking powder)
  • 45ml shurup mente
  • 25gr kakao
  • sheqer pluhur për dekorim

Përgatitja:

Marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë vezët, sheqerin dhe e përziejmë këtë masë me mikser për pak minuta. Pasi e kemi përzierë masën, në të shtojmë vajin por jo të tërin, qumështin gjithashtu jo të tërin edhe miellin vetëm gjysmën.

Më pas e përziejmë përsëri masën me mikser dhe duke e përzier e shtojmë edhe gjysmën tjetër të vajit, qumështit, dhe miellit. Shtojmë tek masa pastaj dhe një pluhur për pjekje apo ndryshe një fryrës për ëmbëlsira dhe e përziejmë përsëri masën me mikser.

Më pas masën e brumit e ndajmë në dy pjesë por jo në pjesë të barabarta, në enën kryesore lëmë më shumë brumë ndërsa në enë tjetër më pak. Në enën kryesore të brumit shtojmë 45ml shurup mente, ndërsa në enë tjetër të brumit shtojmë 25gr kakao dhe të dyja masat e brumit i përziejmë me lugë.

Më pas marrim enën e kekut dhe shtojmë pak nga brumin me shurup mente, pastaj sipër brumit me shurup mente e shtojmë me lugë brumin me kakao dhe kështu vazhdojmë njësoj deri në fund.

Më pas kekun e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 40 minuta. Pasi të piqet e largojmë kekun nga ena dhe e vendosim në një pjatë duke e rrotulluar nga ana tjetër dhe sipër e dekrojmë me sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!

Procedura përmes fotografive: