roladë

Roladë e lehtë me kakao

Përbërësit për fillin:

  • 6 vezë
  • 60gr sheqer
  • 60ml vaj
  • 60ml qumësht
  • 1 lugë gjelle vanilje
  • 50gr miell
  • 20gr pluhur kakao
  • 20gr niseshte

Kremi për lyerje:

  • 300ml hopla

Përgatitja:

  1. Marrim dy enë. Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhët.
  2. Në enën ku kemi hedhur të verdhën e vezëve, shtojmë sheqerin dhe i rrahim me tel kuzhine.
  3. Pastaj shtojmë vajin, qumështin, vaniljen, miellin, kakaon, niseshten dhe i përziejmë së bashku me tel kuzhine.
  4. Me mikser i përziejmë të bardhat e vezëve në enën tjetër, derisa të bëhen krem i bardhë, pastaj i hedhim në përzierjen e brumit duke i përzier mirë së bashku.
  5. Brumin e hedhim në një tepsi katrore, të shtruar në të një letër kuzhine. E shtrijmë mirë brumin në të dhe e fusim në furrë për t’u pjekur për 25 minuta në 165 gradë C.
  6. Rrahim kremin hopla me mikser derisa të bëhet krem i trashë, në ndërkohë që brumi në tepsi është duke u pjekur.
  7. Heqim tortën nga tepsia së bashku me letrën e kuzhinës, ia presim pak skajet dhe e shtrijmë kremin e hoplës nëpër gjithë fillin.
  8. E rrotullojmë duke ia hequr ngadalë letrën e kuzhinës për të bërë formën e roladës dhe më pas e presim dhe e shërbejmë.
  9. Ju bëftë mirë

Videoja e përgatitjes së kësaj rolade:

Roladë e lehtë me kakao by pergatitcom