Një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe e shpejt për tu gatuar, duhet ta provoni patjetër. Do të habiten nga shija që ka!
Përbërësit:
- 1kg biskota katrore,
- 500gr gjalpë (ose margarinë për ëmbëlsira)
- 500gr çokollatë kuzhine
- 100ml qumësht i vakët
- 100gr arra të bluara sipas dëshirës.
Përgatitja:
Në një tigan në temperaturë mesatare e shkrijmë gjalpin. Kur gjalpi të jetë shkrirë e ulim temperaturën minimalisht dhe e shtojmë çokollatën e kuzhinës dersia të shkrihet ajo. Kur çokollata të jetë gati fillojmë me procedurën.
Në një enë plastike të rrafshët (katrore) fillojmë dhe i fusim biskotat një nga një, biskotat para se ti vendosim në enë i ulim në qumësht. Për çdo rendë marrim brushën me çokollatë dhe i lyejmë.
Kështu veprojmë derisa të shpenzohen të gjithë përbërësit, kur arrijmë në rendin e fundit i spërkasim me arra të bluara sipas dëshirës. E lëmë të ftohet torta në frigorifer për rreth 4 orë, derisa çokollata të ngrihet dhe biskotat ta thithin atë. Ju bëftë mirë!