Përbërësit: 4 vezë, 8 lugë sheqer, 1 filxhan vaj, 1 filxhan qumësht, 2 filxhana e gjysëm miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 2 lugë kakao.
Për dekorim: 150gr çokollatë e zezë, 2 filxhana të kafes turke qumësht, 1 lugë e gjellës margarinë.
Përgatitja: Fillimisht i përziejmë vezët me sheqerin me mikser për 7 minuta, pastaj shtojmë përbërësit e tjerë, vajin, qumështin, miellin dhe pluhurin për pjekje (pecivën). E vendosim gjysmën e brumit në tepsi në formë rrethore për kekë dhe gjysmës tjeter ia shtojmë 2 lugë kakao, më pas e shtojmë brumin sipër pjesës tjetër dhe e përziejmë nga poshë lartë me bishtin e një luge dhe e pjekim në 180 gradë C për 30 deri 35 minuta.
Në vazhdim e përgatisim fillin për dekorim me 150gr çokollatë të zezë, 2 filxhana të kafes turke qumësht dhe një lugë e gjellës margarinë. Të gjithë përbërësit hidhen në një enë së bashku dhe i përziejmë në temperaturë të ulët derisa të shkrihet mirë çokollata, lëreni të ftohet për 5 minuta dhe lyeni kekun me të. Receta u përgatit nga Benglisa. Ju bëftë mirë!