Përbërësit:
Miell, ujë, kripë, vaj, kos, spanaq, qep të reja, 3 vezë.
Përgatitja:
Përgatitja e pites është mjaftë e lehët dhe e thjeshtë, pasi të gjithë ne përgatisim shumë herë pite në shtëpit tona. Me përbërësit që i kemi cekur më lartë e përgatisim brumin e pites pra me miell, ujë dhe kripë. Pitja bëhet vetëm me një petë, pra e ulni brumi aq sa mendoni se është e nevojshme për një petë.
Pasi brumi të jetë gati e hollni në madhësi sa të jetë e nevojshme për tepsin tuaj, e lyeni petën me vaj më pas e vendosni në tepsi ashtu si në foto. Më pas e bëni mbushjen me spanqa, kos, qepë të reja dhe krypë, ia hedhni petës sipër dhe i jepni formën si në foto.
E fusni piten në furrë për pjekje dhe pasi e shihni se ka fillur të piqet pak e nxjerrni nga furra dhe ia hidhni 3 vezë sipër ashtu të pa tundura si në foto. Receta u morrë nga maniak të kuzhinës. Ju bëftë mirë!