Tri metoda natyrale për të ulur tensionin e lartë

A e dini se limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin e lartë.

Çdo ditë e më shumë tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor në vendin tonë por edhe në mbarë botën. Nëse nuk trajtohet siç duhet, atëherë hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet gjithashtu sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Pra shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin gjithmonë medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore duke përfshirë kështu, pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve. Por ju mund ti shmangni medikamentet duke përdorur shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Nëpërmjet këtij artikulli do të mund të mësoni për tre kura të ndryshme natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

Kura e parë me lëng limoni

Pra ju nevojitet një limonë dhe ujë, fillimisht shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Kura e dytë me hudhër

Duhet ta dini se hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Gjithashtu këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe ndihmojnë të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e gjakut.

Pra ju duhet të konsumoni dy deri në katër thelpinj hudhëre të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gjatë gatimi ajo humbë shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e tretë me uthull molle dhe sodë buke

Krejt qka ju duhet është ujë, një majë luge çaji me sodë buke, një lugë gjelle me uthull molle.
Uthulla e mollës gjithashtu përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalciumi. Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë. Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.

Por gjithashtu ky informacion ka për qëllim të plotësojë dhe të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. /pergatit.com