Epilepsia është një prej sëmundjeve më të shpeshta në neurologji. Kjo i takon grupit të sëmundjeve konvulsive, e cila manifestohet me ngërçe të muskujve dhe ndryshim të furishëm të vetëdijes (me një shkallë të caktuar të vetëdijes).
Disa prej llojeve të epilepsisë janë:
Grand mal: ataku ose sulmi i madh, shfaqet pas zbrazjes abnormale elektrike të korës së trurit e cila manifestohet me humbje të shpejtë të vetëdijes, shtangim të muskujve të trupit dhe shkumën në gojë.
Shpesh në fazën e atakut i sëmuri ka urinim të pakontrolluar e më rrallë edhe feces.
Pas kësaj, pacienti është pa vetëdije dhe zgjohet gradualisht. Për një kohë ndihet konfuz dhe i përgjumur, por janë të mundshme edhe lëndimet gjatë rënies.
Petit mal: ataqe të vogla, më të shpeshta te fëmijët e vegjël. Fëmija і sëmurë rëndom ka shumë ataqe gjatë 24 orëve. Sulmet ndodhin më shpesh në mëngjes dhe gjatë aktivitetit fizik. Atakun e karakterizon pamja e shtanguar dhe dridhjet kohëshkurtra të muskujve (rëndom të fytyrës ose ekstremiteteve).
I sëmuri nuk e humbë vetëdijen, por meqenëse ndonjëherë vjen deri të çrregullimi i të folurit merr pamjen sikur ka humbur vetëdijen.
Epilepsia psikomotore: Zakonisht te adultet, ndonjëherë ngatërrohet me psikozën. Karakterizohet me sjellje të përsëritura jonormale (ndryshime psikike, automatizmi-lëvizje të pakontrolluara të ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja).
Të sëmuret herë nuk janë të qetë, por agresive. Personi është i dezorientuar ndaj vetvetes, personave tjerë, kohës dhe hapësirës.
Status epileptikus: Ataku і zgjatur ose i përsëritur. Zgjatë më se paku 30 minuta. E rrezikon jetën dhe çdo-herë në një masë të caktuar e dëmton edhe trurin.
Shkaktaret e epilepsisë
Çrregullimet e sistemit nervor qendror (çrregullimet natyrale gjatë zhvillimit, infeksionet, neoplazmat, sëmundjet e enëve të gjakut, sëmundjet e lindura të cilat shkaktojnë dëmtimin e trurit).
- Çrregullimet metabolike
- Lëndimet e kokës
- Temperatura e lartë
- Përdorimi pa masë i alkoolit ose drogave
- Stresi emocional
- Epilepsia idiopatike (baza ose substrati trashëgues)
Simptomat:
- Aura-nënkupton vërejtjen, parandien, sikur halucinacion i zërit dhe shikimit, ndjenja e erës së çuditshme ose shijes, ndjenja e shtangimit, mundimit të barkut e cila zgjatë disa sekonda
- Humbja e vetëdijes
- Shtangimet e muskujve dhe lirimi në çdo 15 deri 20 sekonda
- Gulçim pas atakut dhe apatia
- Ndonjëherë kokëdhembja
Deri te humbja e vetëdijes mund të shpijnë shumë sëmundje dhe gjendje nga të cilat disa janë shtegdalje (psh. rënia kalimtare e tensionit) e disa shumë të rënda (psh. ndalja e punës së zemrës). Thellësia e humbjes së vetëdijes mund të jetë e ndryshme dhe mund të ndryshoj të i njëjti pacient.