Kifle për mëngjes

Përbërësit:


 Miell, 2 të bardhët e vezës, 100gr gjalpë, një gotë kos, një pluhur për pjekje, djathë dhe kripë.

Përgatitja:

Në një enë e përziejmë kosin me të bardhët e vezës, pluhurin për pjekje dhe kripën. Pasi të jenë përzier mirë fillojmë të shtojmë miellin dhe gjalpin e zbutur. Miell shtojmë derisa të formohet një brumë që të ndahet nga duart.

Pastaj brumin e ndajmë në disa pjesë dhe secilën e hapim veç e veç dhe ju hedhim djathin, pastaj i mbështjellim në formë të rrumbullakët dhe i vendosim në tavën për pjekje.

Sipër i lyejmë me të verdhët e vezës. Futen në furrë dhe pjeken në temperaturë 250 gradë celsius derisa të marrin ngjyrë ari. Ju bëfshin mire !