Krofne të lehta

Përbërësit:

400ml qumësht, 40gr maja të freskët, 50ml vaj luledielli, një lugë gjelle sheqer, pak kripë,
2 vezë, 350gr miell

Përgatitja:

Në një enë shtojmë qumështin, majën, sheqerin dhe i përziejmë mirë. Më pas shtojmë 300gr miell dhe i përziejmë përsëri. Më pas shtojmë vajin, kripën dhe vezët e rrahura.

I përziejmë mirë përsëri dhe ia shtojmë tërë miellin e mbetur. Nëse brumi është shumë i hollë, i shtoni edhe pak miell – rreth 50gr.

E spërkasim brumin me pak miell dhe e lëmë të pushojë për disa minuta. Më pas, në një tavolinë të spërkatur me miell, hedhim brumin dhe e ngjeshim mirë si bukën. E hollojmë me holluese, duke e shtrirë në rreth 1cm trashësi.

Me një gotë, ndani disa unaza nga brumi për të fituar formën rrumbullake të krofneve. Më pas mbuloni krofnet me një batanije të kuzhinës dhe lërini të pushojnë pak para se t’i fërgoni.

Në një tigan të thellë, shtoni vajin dhe lëreni që të digjet mirë dhe më pas fërgoni krofnet në të duke i mbuluar sipër. Fërgoni mirë në njërën anë dhe më pas rrotullojini në anën tjetër.

Largoni nga tigani dhe vendosini në një letër kuzhine për t’u tharë nga vaji më mirë. Sipër hidhuni sheqer pluhur. Ju bëfshin mirë ! /pergatit.com

Procedura përmes fotografive:

2 45 6