Sapo ta provoni ju do të shijoni gjithë energjinë e pashtershme të fshehur në të. Kjo pije quhet ndryshe ilaçi i të varfërve pasi është e përballueshme në çmim dhe ka cilësi mjekësore kuruese. Po ashtu të bën të ndihesh e/i bukur sepse përmirëson pamjen e lëkurës dhe flokëve.
Përbërësit: 1 lakër e kuqe, ujë, kripë të trashë.
Përgatitja: Fillimisht e marrim lakrën dhe e presim me thikë në katër pjesë ose në copëza më të vogla sipas dëshirës. Pasi e kemi prerë lakrën e vendosim në disa kavanoza ose në një kacë të madhe prej druri pasi bëhet rasoji më i mirë.
Më pas sipër lakrës hedhim kripë të trashë sipas nevojës dhe pastaj shtojmë ujin e ftohtë deri sa të mbulohet lakra e tëra dhe të mos mbetet mbi ujë. Sipër vendosim një rrjetë që lakra të mos del mbi ujë, e mbyllim mirë kacën apo kavanozën dhe e lëmë të qëndroj në një vend të thatë dhe të errët për 21 ditë.
Çfarë sëmundjesh parandalon dhe kuron?
Kancerin: Konsumimi i përditshëm i kësaj pije parandalon dhe kuron disa lloje kancerash. Kancerin e gjirit, të zorrës së trashë, mëlçisë, mushkërive dhe vezoreve. Një substance e quajtur sulforaphane, gjithashtu mbron qelizat nga sulmi i karcinogjeneve.
Ulçera acute: Ulçera acute mund të kurohet fare mirë me lëngun e lakrës, siç thamë më lart, pirja e lëngut të lakrës ndihmon në detoksifikimin e organeve jetike. Vështirë se mund të keni dëgjuar por lakra përmban Vitaminë U e cila ndihmon në forcimin e shtresës së brendshme të stomakut duke e bërë atë rezistente ndaj ulçerave.
Koliti: Lakra ka përmbajtje të lartë sulfuri dhe klorine të cilat e bëjnë atë pastruese të shkëlqyer të zorrës së trashë. Nëse ndjeni fryrje apo gazra pas pirjes, mos u shqetësoni. Ajo po vepron dhe ti ke nevojë për këtë.
Humbja e peshës: Një përbërës që gjendet tek lakra, e kthen sheqerin dhe karbohidrate të tjera në yndyrë të mirë. Kërkoni edhe receta për të gatuar supë lakre dhe sallatëra të ndyrshme.
Përfitime Antimikrobike: Lëngu i lakrës ndihmon në parandalimin e sëmundjeve bakteriale të cilat shkaktohen nga ushqimi i kontaminuar, i paketuar dhe i konservuar.
Lëngu i lakrës ndalon zhvillimin e bakterieve të sëmundjes ‘Escherichia coli’ dhe ‘Listeria monocitogjene’. Kërkimet shkencore vërtetojnë se lakra ndalon zhvillimin dhe përhapjen e këtyre bakterieve.
Ushqim për trurin: Është plot me Vitaminë K dhe ‘anthocianin’ e cila ndihmon në funksionin e mirë të trurit dhe përqëndrimit. Këta përbërës ndihmojnë edhe në parandalimin e dëmtimeve nervore duke rritur mbrojtjen ndaj alzaimerit dhe dementias. Lakra e kuqe ka përmbajtjen më të lartë të këtyre përbërësve.
Antioksidant: Antioksidantët që përmban lëngu i lakrës janë perfekte për të përmirësuar lëkurën e thatë, si edhe për të parandaluar plakjen e parakohshme. Pra, përdoreni lakrën çdo ditë në ushqimet tuaja, por edhe për maska dhe trajtime fytyrë.
Plagë lëkure: Shtresat (fletët) e sheshta të lakrës mund t’i vendosni dhe të mbështillni lëkurën në vende ku mund të keni plagë sipërfaqësore, gërvishtje, djegie të lehta, acarime apo psoriazë.
Mundësisht lidheni (fiksojeni) tek plaga, me një cope leshi dhe mbajeni derisa gjethja të bëhet e verdhë. Përsëriteni derisa palga të shërohet. Shpëlajeni dhe fshijeni plagën sa here të ndërroni trajtimin.
Për kockat: Të gjitha llojet e lakrave të familjes ‘Cruciferae’ janë burim i shkëlqyer Mineralesh & Vitaminash si, Klacium, Magnez dhe Potas. Këto tre minerale esenciale janë të domosdoshme për shëndetin e kockave nga ostoporoza dhe sëmundje të tjera degjenerative për kockat.