Kjo tortë magjike është bërë hit në botë

Temperaturat për përbërësit janë të rëndësishme në këtë recetë. Nuk duhet të jenë as shumë të ftohtë por as shumë të nxehtë. Mund të përdorni sheqer pluhur ose sheqer të rregullt. Nëse përdorni sheqer të rregullt, 150g do të jetë i barabartë me ¾ filxhan.

Tjetër këshillë: Kur i shtohet qumështi, neve na është dukur më e lehtë që ta rrahim atë me dorë sesa me mikser. Është një lloj brumi shumë i lëngshëm dhe ta përzieni me mikser do të spërkatni gjithandej edhe nëse e përzieni në shpejtësi të vogël.

Të bardhët do të duken pak si gjizë pas përzierjes së tyre, por përpiquni që të mos lini copa të mëdha gjatë përzierjes. Pas pjekjes së plotë, mesi i tortës do të duket sikur ka krem karameli, jo të lëngshëm, por të butë. Njëjtë edhe pasi të jetë ftohur. Kënaquni me tortën magjike, dhe nëse mendoni se nuk e keni përgatitur siç duhet kur e futni në furrë, mos u brengosni sepse pas pjekjes bëhet e përsosur.

Përbërësit:  ½ filxhan (113g) gjalpë i pakripur, 2 filxhanë (480ml) qumësht, 4 vezë, të ndara 4 pika (0.2ml) uthull të bardhë, 1 ¼ filxhan (150g) sheqer pluhur, 1 lugë gjelle (15ml) ujë, 1 filxhan (115g) miell, 1 lugë çaji (5ml) ekstrakt vanilje, sheqer pluhur shtesë për pluhurosje sipër.

Përgatitja:

  1. Ngroheni furrën paraprakisht në 162 gradë C. Lyejeni me gjalpë një tepsi 8×8 për pjekje.
  2. Shkrijeni gjalpin dhe lëreni anash që të ftohet. Ngroheni qumështin në të vakët dhe lëreni anash.
  3. Rrihni të bardhat e vezëve dhe uthullën derisa të bëhet pak masë e butë. Lërini anash.
  4. Rrihni të kuqtë e vezëve dhe sheqerin. Përzieni në gjalpin e shkrirë dhe shtojani lugën me ujë dhe përzieni për 2 minuta.
  5. Shtojeni miellin dhe përzieni mirë derisa të bëhet një masë e njëjtë. Ngadalë shtojeni qumështin dhe ekstraktin e vaniljes derisa gjithçka përzihet mirë.
  6. Shtoni të bardhat e vezëve, 1/3 përnjëherë. Përsëriteni derisa të gjithë të bardhët e vezëve shtohen.
  7. Derdheni brumin në tepsinë e përgatitur dhe piqeni për 45-60 minuta ose derisa torta të jetë dukshëm e butë në qendër. Nëse pjesa e sipërme e tortës merr ngjyrë kafe shumë shpejtë para kohës minimale prej 45 minutave, atëherë mbulojeni tortën me foli alumini dhe vazhdoni ta piqni për kohën e mbetur.
  8. Lëreni tortën që të ftohet tërësisht para se ta prisni dhe më pas pluhuroseni sipër me sheqer pluhur. Për ftohje më të shpejtë mund ta vendosni tortën në frigorifer. Edhe pasi të jetë ftohur plotësisht, qendra e tortës do të jetë ende e butë për shkak se është një shtresë torte që bëhet si krem karamel. Ju bëftë mirë! /pergatit.com

torta magjiketorta magjike