Kjo tortë po mahnitë të gjithë në internet, i ka vetëm tre përbërës

Kultura japoneze më ka mahnitur gjithmonë. Ushqimet e tyre të çuditshme – shumë më ndryshe nga ne – janë padyshim gjëja më interesante ndoshta rreth tyre. Të gjithë kemi ngrënë ‘cheesecake’ më herët, por kjo recetë japoneze është krejt diçka tjetër. Dhe krejt çfarë ju duhet është vetëm tre përbërës. Mund të thoni si është e mundur që një tortë të bëhet vetëm me tre përbërës, por po, mundet.

Shija e saj është mahnitëse. Ngjyra e saj – e verdhë e ndezur – të shkrinë krejt vetëm duke e parë. Dhe të gjithë në internet po mahniten nga kjo tortë – sa që në YouTube ka më shumë se 11 milionë shikime!

Çfarë ju duhet për këtë tortë japoneze?

  • 3 vezë
  • 120gr çokollatë të bardhë
  • 120gr krem djathi

Çfarë duhet të bëni?

Së pari, ndani të kuqtë e vezëve nga e bardha në dy enë të ndryshme. Vendosni letër kuzhine në enë me të bardhat e vezëve dhe vendoseni në frigorifer për ta përdorur më vonë.

Thyejeni çokollatën në copa dhe vendosini në një enë. Më pas vendoseni enën sipër një uji që vlon.

Përziejeni çokollatën derisa të shkrihet krejt dhe më pas përziejeni me kremin e djathit. Hiqeni nga ena dhe shtoni tre të kuqtë e vezëve në përzierje.

Rrihni mirë vezët në përzierje derisa të fitoni një substancë si shkumë. Duhet të jetë aq e trashë sa që kur e ktheni enën me kokëposhtë, të mos bie përzierja fare në tokë, shkruan pergatit.com.

Tani përzini të bardhat e vezëve. Hidhni pak nga pak, përderisa e përzieni.

Hidhni pak yndyrë në letrën për pjekje dhe vendoseni në një formë. Më pas, derdheni përzierjen në të.

Vendoseni më pas në banakun e kuzhinës për të lëshuar çdo flluskë ajri.

Më pas vendoseni në tepsinë për pjekje dhe hidhni pak ujë të ngrohtë në tepsi përreth saj.

Piqeni në furrë për 15 minuta në 170 gradë. Më pas piqeni në 160 gradë për 15 minuta të tjerë. Në fund, ndaleni furrën dhe lëreni tortën të piqet edhe për 15 minuta shtesë me nxehtësinë e mbetur.

Tani shtoni pak sheqer pluhur dhe torta është gati! Tani ju e bëtë tortën japoneze të cilës askush nuk mund t’i rezistojë.

Shikojeni videon për ta parë recetën e plotë: