Koktej me fruta për të humbur disa kilogramë

Dëshironi të bini në peshë pa ndonjë dietë rraskapitëse? Provoni dhe kënaquni me koktejin me kivi, mollë dhe limon. Një pije e shkëlqyer me vitaminë C dhe me efekte të mira për dobësim.

Shumë shpejt do të ndiheni e lehtësuar nga pesha, me një bark të sheshtë dhe me një trup të tonifikuar. Efektet për rënien në peshë të këtij kokteji vijnë për shkak të tre përbërësve kryesorë të saj, të cilët janë “kampionët” e shkrirjes së yndyrave, uljes së fryrjeve të barkut dhe tonifikimit të trupit: kivi, molla dhe limoni.

Vetinë për shkrirjen e yndyrave kivi e zotëron për shkak të pranisë së shtuar të vitaminës C. Kivi përmban vitaminë C, dyfishin e sasisë që gjendet te një nga frutat më të pasura me të: te portokalli! Prania e madhe e vitaminës C edhe te limoni e molla e bëjnë këtë pije të jashtëzakonshme për rënien në peshë dhe vlerat e mëdha shëndetësore në organizëm.

Përveç pranisë së shtuar të vitaminës C, kivi përmban vitaminën A, E, K, fibra vegjetale, bakër, kalium, magnez dhe mangan. Ai ka veti të shkëlqyera për të larguar toksinat, lufton sëmundjet e traktit të frymëmarrjes, sidomos te fëmijët, parandalon sëmundjet e zemrës, është antikanceroz, hollon gjakun, rigjeneron lëkurën (sidomos kur përdoret si maskë), forcon sistemin imunitar etj. Edhe limoni nuk mbetet pas për sa u përket vlerave shëndetësore.

Ai lufton toksinat, është antimikrobial, përmirëson aktivitetin e mëlçisë, redukton kolesterolin, parandalon sëmundjet e zemrës, kuron gripin, lufton infeksionet, kuron reumatizmin, forcon mishrat e dhëmbëve etj.

Përbërësit:
5 kokrra kivi
1 lugë kafe me karafil pluhur
2 kokrra mollë
1 tufë nenexhik
2 kokrra limon

Përgatitja:
Shtrydhni limonët dhe të gjithë përbërësit duhet të hidhen në mikser. Më pas hollojeni tretësirën duke i shtuar 1 litër ujë.

Përdorimi:
Kjo pije rekomandohet të pihet çdo ditë para vakteve të mëngjesit, drekës dhe darkës. Gjithashtu, mund të pini një gotë edhe para se të flini gjumë.