Përbërësit: 200gr miell misri, 200gr miell gruri, 1 decilitër qumësht, 2 decilitra kos, 1 decilitër vaj, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 150gr djathë feta, 1 spec i kuq, 150gr përshutë, melmesa.
Përgatitja: Së pari speci dhe përshuta priten në katrorka, ndërsa djathi feta thërrmohet. Më pas në një enë të përshtatshme kuzhine bashkohen mielli i misrit, mielli i grurit, qumështi, vaji, kosi, vezët, djathi dhe pluhuri për pjekje.
Të gjitha përzihen mirë, pastaj shtohen speci i kuq, përshuta dhe ngadalë përzihen me tel kuzhine. Masa e përgatitur derdhet në kallëpe me letër për mufinsa dhe krelana pjekët derisa të skuqet, në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius. Ju bëftë mirë!