Pitalka të fërguara në tigan

Përbërësit: 2-3 gota miell, 1 gotë ujë i vakët, 1 lugë maja (kfasac për bukë), 1 lugë kripë, 1 lugë sheqer, ½ gota çaji vaj vegjetalë.

Përgatitja: Fillimisht miellin e vendosim në një enë kuzhine, përmbi ia shtojmë majën, sheqerin, kripën dhe vajin. Më pas ujin ia shtojmë duke e kontrolluar dhe e përziejmë glazurën, do ta përfitojmë një brumë të butë.

Më pas enën me brumë e mbyllim me një qese plastmasi dhe e lëmë në pritje rreth 45 minuta. Pas pritjes brumin e fryer e ndajmë në disa kuleçë të vegjël, në tryezë e hedhim pak miell dhe fillojmë ti hapim kuleçët.

Më pas kuleçët i shtrijmë me holluse një nga një dhe i vendosim në një pecetë kuzhine, pastaj i vendosim në tigan për fërgim në temperaturë të ultë derisa të skuqen. Bëhen shumë të shijshme dhe të buta. Ju bëfshin mirë!