Venat e zgjeruara përveç se të japin probleme dhe lodhje me ecjen, janë jo estetike dhe na japin një pamje shumë të pakëndshme duke na detyruar të veshim vetëm funde dhe pantallona të gjata.
Të gjitha ne deshirojmë këmbë të bukura pa vena, celulit apo zgjerime. Dihet që venat janë pak të vështira për tu eleminuar por kjo nuk është e pamundur.
Ne kemi zbuluar dy metoda shumë efikase të cilat do i bëjnë venat më pak të dukshme dhe kështu këmbët tuaja të duken më estetike.
Trajtimi nr 1
Merrni disa domate jeshile dhe pritini në feta të holla në mënyrë rrethore. Spërkatini domatet me pak uthull molle (jo shumë) dhe vendosini sipër zonave me variçe.
Lidheni këmbën me një fasho, në mënyrë që domatet të qëndrojnë për të paktën 30-40 minuta. Përsëriteni këtë metodë 2 herë në ditë për 2 javë, pas 2 javësh trajtimi fryrja e venave dhe variçeve të fryra do të zhduken tërësisht.
Domatet veprojnë si antikoagulant dhe ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ato përmbajnë edhe flavonoide që forcojnë muret e enëve të gjakut.
Tajtimi nr 2
Kundër venave të zgjeruara për çdo mëngjes dhe mbrëmje, lëkurën mbi venat e zgjeruara duhet ta fërkoni me uthull të pastër molle.
Përveç kësaj, duhet që edhe dy herë në ditë ta pini nga një gotë ujë me dy lugë të vogla të uthullës. Terapia zgjat një muaj, ndryshimet do ti vëni re shumë shpejtë. /pergatit.com