Pite me patëllxhanë

Përbërësit: 500gr petë për pite, 800gr patëllxhanë, 250gr djathë feta, 4 thelpinj hudhre, 1 lugë biber i kuqë, 3 decilitra qumësht, 2 decilitra ajkë, 3 vezë, 1 decilitër vaj, melmesa, kripë.

Përgatitja: Fillimisht patëllxhani qërohet dhe zihet në ujë me kripë, pastaj kullohet nga lëngu i tepërt dhe pritet në katrorka.

Më pas hudhra grihet imët ndërsa djathi feta thërrmohet me dorë, kurse në një tenxhere të thellë derdhet pak vaj dhe shtohet patëllxhani që të kavërdiset pak.

Pastaj shtohen hudhra e grirë, biber i kuqë, mëlmesa të përziera sipas shijes. Të gjitha kavërdisen derisa të fitohet një masë kompakte. Mbushja e përgatitur lihet të ftohet pastaj i shtohet djathi i thërrmuar feta dhe përzihet masa ngadalë.

Nga dy petë për pite spërkaten me vaj, lyhen me pak mbushje të përgatitur dhe bëhen role, në të njejtën mënyrë harxohet e tërë masa e mbetur.

Më pas tava e thellë lyhet me vaj, renditen në të roletë e përgatitura dhe priten në copa të vogla kurse përmbi derdhet përzierja e përgatitur me qumësht, ajkë dhe vezë.

Pitja pjekët derisa të skuqet, në furrë të ngrohtë në temperaturë 200 gradë celsius. Ju bëftë mirë!