Pite e kollomojt me lakër

Përbërësit: 1kg miell, laker, vaj, qumësht, kos, schmand (ajkë kuzhine), kripë.

Përgatitja: Fillimisht e lyejmë tepsin me margarinë (gjalpë), më pas hedhim miellin derisa të mbushet sipërfaqja e tepsisë. Pastaj marrim një gotë ujë të vluar me pak yndyrë, e spërkasim miellin derisa të laget dhe të marrë formën e petës dhe më pas shtojmë lakrën e zier të cilën e kemi përgatitur më parë me vaj, qumësht dhe kripë (pra lakrën e përgatisni si zakonisht kur përgatitni pite).

Më pas përsëri vazhdojmë të hedhim miell sipër lakrës derisa të mbulohet, pastaj sërish miellin e spërkasim me ujë të vluar me yndyrë derisa të formohet peta. Në fund sipër pasi të jet gati, mund ta lyejmë me kos ose schmand (ajkë kuzhine) që peta të jetë e butë dhe e shijshme. Më pas e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 250 gradë C pasi që furra duhet të jetë mjaftueshëm e nxehtë. Ju bëftë mirë!