ravioli

Ravioli ëmbëlsira, nuk i keni provuar më parë

Jeni mësuar të hani vetëm pastat ravioli, por nuk do ta besoni se sa të shijshme janë në formë ëmbëlsirash. Përgatiten shumë lehtë dhe shpejt, bëhen të shkrifta nga brumi i butë e me një shije fantastike!

Përbërësit për ravioli:

  • 1 vezë
  • 70ml qumësht
  • 40gr sheqer
  • 1 lëvore limoni
  • 40ml vaj
  • kripë
  • 300gr miell
  • 1 lugë të çajit pluhur për pjekje (baking powder)
  • krem vanilje ose reçel sipas dëshirës
  • sheqer pluhur

Përgatitja:

Shtojmë në një enë kuzhine vezën, qumështin, sheqerin, lëvoren e limonit, vajin dhe pak kripë me maje të gishtave. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit me tel kuzhine më pas shtojmë miellin ku e përziejmë së bashku me pluhurin për pjekje. E përziejmë masën fillimisht me lugë, e më pas e ngjeshim me duar derisa të fitojmë një brumë të butë.

Brumin e lëmë të qëndrojë për 30 minuta, më pas e vendosim në tavolinë të përmiellur dhe e ndajmë në pesë pjesë me anë të thikës në forma të barabarta ashtu siç e shikoni në foto. E hollojmë secilën pjesë me holluese, nëse e keni makinën për hollimin e brumit edhe më mirë.

Pasi i kemi holluar petat vendosim krem vanilje apo ndonjë reçel tjetër sipas dëshirës. Para se të vendosim petën tjetër sipër, e lagim pak me ujë petën e parë me anë të një brushe. U japim format sikur në foto dhe më pas i fusim në vaj për fërgim derisa të marrin ngjyrë të artë. I dekorojmë sipër me sheqer pluhur.

Ju bëfshin mirë!

Pergatitja e ilustruar me foto