Kjo është receta e mini petullave të buta dhe të shijshme, që nuk besojmë se i keni provuar më herët në këtë mënyrë.
Përbërësit:
- 1 vezë
- 2 lugë gjelle sheqer
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë miell
- Pluhur për pjekje
- Vanilje
Përgatitja:
Në një enë, rrihni vezët me sheqerin, më pas shtoni qumështin. Pastaj, shtoni miellin e situr mirë, pluhurin për pjekje dhe vaniljen. Përzieni të gjitha së bashku dhe gatuani mini petullat si në videon që kemi përfshirë më poshtë. Ju bëfshin mirë! /Pergatit.com