Të shijshëm dhe të butë, këta toptha mishi të gatuar janë një recetë e mahnitshme për një darkë përplot shije. Dhe më e mira është se bëhen gati për pak minuta!
Përbërësit:
- 600gr patate
- 1 thelb hudhër
- Majdanoz
- 600gr mish të bluar
- 50gr thërrime buke
- 50gr djathë parmazan
- Kripë
- Piper
- Kërri
- 2 vezë
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Zieni patatet pak, pastaj qëroni dhe prisni në feta. Përzieni mishin me vezët, kërrin, kripën, piperin, majdanozin, hudhrën, thërrimet e bukës dhe permazanin. Bëni disa toptha.
Vendosni pak vaj në tigan dhe vendosini patatet me topthat e mishit. Hidhni edhe më shumë vaj, permazan dhe dekorojini me rozmarinë për shije.
Piqni në furrë për 20 minuta në 180 gradë celcius. Ju bëfshin mirë! /Pergatit.com
Procedura përmes fotografive: