kikirikë

Çfarë i ndodh trupit kur hani kikirikë çdo ditë?

Kikirikët janë të mbushur me antioksidantë të fuqishëm, proteina dhe kripëra minerale. Me origjinë nga Brazili dhe që nuk rriten në krejt botën, kikirikët janë të njohur edhe për gjalpin dhe vajin e tyre, sidomos për fërgesa, por me të mund të gatuhen edhe receta të shijshme.

Vetitë e kikirikëve

Kikirikët janë fara të vogla të pasur me proteina dhe minerale, në veçanti me zink, magnez, kalium, fosfor dhe mangan. Kikirikët janë kalorik (rreth 610 kalori për 100 gramë) dhe përmbajnë një sasi të madhe të fibrave dhe vitaminave, sidomos vitaminë E, B3 dhe B6; duke bllokuar kështu tërësisht rrugët e kolesterolit. Ata kanë edhe vitaminë B9, që është shumë e mirë sidomos për gratë shtatzëna.

Por, kikirikët rrezikohen nga alfa toksinat dhe kështu duhet t’i zgjidhni me kujdes dhe të konsumoni vetëm produkte me kualitet në të cilat farat e kikirikut nuk janë të modifikuara, të zeza ose të mbuluara me një ngjyrë hiri, transmeton Pergatit.com.

Përfitimet nga kikirikët

Pasi janë veçanërisht kalorik, rekomandohet që kikirikët të konsumohen në mënyrë të moderuar, duke mos e tejkaluar sasinë prej 25 gramë në ditë. Megjithatë, kikirikët kanë disa përfitime në trupin tuaj.

  • Janë miq të zemrës; kikirikët përmbajnë vitaminë B3, që është e dobishme për një funksion të mirë të sistemit kardiovaskular dhe parandalimin e sëmundjeve të lidhura me sistemin nervor
  • Janë shumë antioksidues falë vitaminës E dhe B6 që gjendet në sasi të madhe
  • Rekomandohen për gratë shtatzëna sepse janë të pasur me acide folike, substancë që ndihmon dhe mbron zhvillimin e fetusit
  • Prezenca e argininës i bën këto fara të vogla shumë të përshtatshme për fëmijët, sidomos gjatë fazës së rritjes
  • Kikirikët janë burim i mirë i proteinave dhe aminoacideve
  • Falë prezencës së madhe të kripërave minerale, kikirikët stimulojnë koncentrimin dhe aktivitetin e trurit

A ju pëlqejnë kikirikët? Njihni dikë që i ha fort? Ndaje këtë artikull me të tjerët! /Pergatit.com