puçrrat

Mos i shtrydhni puçrrat në këtë zonë të fytyrës asnjëherë

Sigurisht, e keni dëgjuar mjekun e lëkurës duke thënë që mos t’i shtrydhni puçrrat asnjëherë, pa marrë parasysh se sa keq mund të duken. Kjo këshillë vlen për gjithë fytyrën, natyrisht, por mjekët thonë se ka një zonë shumë të rrezikshme në fytyrë – zonë kjo që njihet si “trekëndëshi i vdekjes” – që duhet definitivisht mos ta prekni kurrë me dorë.

Çfarë është “trekëndëshi i vdekjes”?

Dermatologët e përkufizojnë kështu “trekëndëshin e vdekjes” në fytyrën tuaj: “Zona e fytyrës që lidh hundën me qoshet e gojës thuhet se është zonë tepër e rrezikshme e fytyrës për shkak të lidhjes së ngushtë me trurin”, thotë Joshua Zeichner, një dermatolog i njohur në SHBA, transmeton Pergatit.com.

Mënyra më e mirë për ta parë këtë trekëndësh është duke formuar një me gishta – duke i lidhur majat e gishtit të madh dhe majat e gishtit tregues. Në fytyrë, maja e trekëndëshit është në urën e hundës dhe baza e tij fillon në skajin e gojës dhe zgjerohet përreth pjesës së poshtme të buzës së lartë.

Pse është e rrezikshme t’i ndrydhni puçrrat në “trekëndëshin e vdekjes”?

Fraza “trekëndëshi i vdekjes” mund t’ju tingëllojë pak ekstreme kur po flasim për ndrydhjen e puçrrave, por seriozisht nuk duhet ta injoroni këtë kërcënim të rrezikshëm.

“Sinusi shpellor është emri i një vene të madhe që kullon gjak në tru, duke krijuar një lidhje nga jashtë me brenda”, thotë Dr. Zeichner. Me fjalë të tjera, infeksioni në një puçërr në hundë ka një rrugë të qartë drejt trurit tuaj.

Për këtë arsye, “çdo infeksion në atë zonë është rrezik i lartë”, thotë Alok Vij për Health, një dermatolog në Cleveland. Në rast se e ngacmoni një puçërr dhe zhvillohet infeksion, skenari më i keq i mundshëm është që infeksioni të përhapet nga lëkura përmes këtij sinusi dhe potencialisht të infektojë trurin dhe madje të përhapet përmes qarkullimit të gjakut nëpër gjithë trupin, transmeton Pergatit.com.

Prandaj, ngacmimi ose shtrydhja e puçrrave në këtë zonë nuk është gjë e mençur që ta bëni. Madje, as tërheqja e qimeve të hundës në mënyrë të pasigurt, pasi që ndonjë nga këto veprime mund të lejojë bakteret të hyjnë në atë zonë të rrezikshme të fytyrës.

Një arsye tjetër pse duhet t’i mbani duart larg kësaj zone të veçantë është sepse ka gjasa shumë të mëdha që të mbesë shenjë. Shpërndajeni këtë artikull me të tjerët dhe tregoni atyre që e kanë zakon t’i shtrydhin puçrrat, që mos ta bëjnë më. /Pergatit.com