Kolli i vazhdueshëm është një gjë e zakonshme tek fëmijët gjatë muajve të ftohtë të dimrit. Për fat të mirë, ka shumë receta të lehta dhe të shpejta të cilat mund ta heqin kollin shumë shpejt. Prej pijeve efektive e deri tek ushqimet, të gjithë ne mund të gjejmë diçka që mund t’i ndihmojë fëmijës dhe ta përdorim kurdo që kemi nevojë.
pergatit.com kujdeset për shëndetin e lexuesve dhe familjarëve të tyre, kjo është arsyeja pse i gjetëm disa receta mahnitëse që funksionojnë mjaft mirë. Mos harroni t’i ruani dhe t’i shpërndani me të tjerët.
Bëjeni ca qumësht me qepë dhe hudhër
Mund të duket e çuditshme, por qepët ju ndihmojnë të shëroni ftohjen, kollën, gripin dhe dhimbjen e fytit. Prisni tri qepë të vogla dhe një gjysmë koke hudhër, hidhni në një litër qumësht dhe ngroheni qumështin. Gatuajeni përzierjen derisa të bëhet e butë dhe më pas largojeni nga nxehtësia dhe lëreni të qëndrojë. Mund t’i shtoni edhe mjaltë, për ta përmirësuar shijen, transmeton pergatit.com.
Lëngu i ananasit
Ananasi përmban një element të quajtur bromelain, i cili ka veti shumë të forta anti-inflamatore. Lëngu i ananasit mund ta reduktojë mukozën në fyt dhe ta lehtësojë kollën. Edhe pse, nganjëherë vetëm lëngu mund të mos jetë i mjaftueshëm për ta hequr. Në këtë rast, mund t’i shtoni pak xhenxhefil dhe mjaltë. Veç sigurohuni që fëmija nuk është alergji ndaj ananasit, para se ta përdorni këtë metodë.
Shtresë xhenxhefili
Kjo recetë e fortë përgatitet lehtë me përbërës që janë prezentë çdo herë në shtëpi. Thjeshtë duhet ta kombinoni pak miell, mjaltë dhe vaj ulliri me një lugë gjelle pluhur xhenxhefili. Hidhni pak nga përzierja në një pecetë dhe aplikojeni në gjoksin e fëmijës duke përdorur një fashë. Aplikojeni tri orë para gjumit.
Paralajmërim: Mos e përdorni këtë në fëmijët me lëkurë të ndjeshme, për të evituar irritimin.
Qumësht me shafran
Qumështi me shafran është një ilaç natyral që shëron kollën dhe të ftohtin, që u shpik nga indianët dhe njihet në mbarë botën për vetitë e tij. Për ta bërë atë, duhet ta ngrohni pak qumësht dhe më pas të shtoni një lugë të mesme pluhur shafrani në të. Përzieni mirë dhe jepjani fëmijës para gjumit, transmeton pergatit.com.
Kripë në këmbë
Vendosja e ngrohtësisë në këmbë mund t’ju ndihmojë gjithashtu për të hequr kollën. Ngroheni pak kripë në mikrovalë ose tigan – mos e ngrohni shumë, temperatura duhet të jetë e përshtatshme për fëmijën që mos t’ia digjni lëkurën! Më pas aplikojeni në këmbët e fëmijës dhe mbështilleni me një fashë përreth. Lëreni derisa kripa të ftohet, më pas hiqni të gjitha dhe vendosni çorape të ngrohta në këmbë.
Përgatiteni një gargarë me ujë dhe kripë
Një gargarë me ujë dhe kripë mund të lehtësojë përkohësisht simptomat e dhimbjes së fytit. E gjitha çfarë duhet të bëni është të shtoni ¼ deri në ½ lugë çaji kripë në një gotë ujë (preferohet i vakët) dhe ta përzieni për ta shkrirë. Për rezultate më të mira, mund të shtoni një lugë çaji sodë buke.
Këshillë: Është më mirë që këtë t’jua jepni fëmijëve më të mëdhenj, në mënyrë që mos ta gëlltisin atë ose aksidentalisht t’iu shkojë keq.
Dushi me avull
Një dush i ngrohtë mund të lehtësojë kollën e natës, pasi ndihmon në largimin e mukozës dhe kongjestionit që shkaktojnë kollën. Lëshojeni ujin e nxehtë të dushit, mbylleni derën e banjos dhe prisni derisa të mbushet avull. Sapo të mbushet, fëmija juaj është gati të bëjë dush.
Përzieni bananen, ujin dhe mjaltin
Ky ilaç është shumë i mirë për të lehtësuar kollën e bronkitit. Së pari duhet të vloni pak ujë, më pas të qëroni bananen dhe ta shtypni për ta bërë pure. Vendoseni puren në një tenxhere dhe shtoni ujë. Lëreni të qëndrojë për 30 minuta. Më pas lëreni përzierjen të ftohet dhe shtoni një lugë të mesme mjaltë. Jepjani fëmijës 100ml 4 herë në ditë, transmeton pergatit.com.