Të mirat që ndodhin në trup kur hani rrush të zi Hamburg çdo ditë

Kur e kafshoni një kokërr rrushi të zi, ju në fakt merrni më shumë sesa thjeshtë një lëng të ëmbël nga ai. Përveç këtij lëngu, ju merrni një dozë ushqyesish dhe antioksidantësh që ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm. Rrushi ka pak kalori dhe është pa asnjë yndyrë.

Rrushi përdoret nga njerëzit që mijëra vjet dhe forma dhe shija e tij dallon, nga i gjelbër, vjollcë, të kuq e deri në të zi. Disa lloje të rrushit nuk kanë fara ose i kanë të vogla, disa i kanë më të mëdha. Disa janë me shije më të ëmbël, disa me shije më të ithët.

Rrushin që e gjeni në treg zakonisht njihet si ‘rrushi i tavolinës’. Rrushi përdoret edhe për të bërë verë. Por, ai që cilësohet së më i miri dhe më i ëmbli, është rrushi i njohur si ‘Hamburg’. A e dini çfarë përfitime ka trupi nëse hani rrush të tillë çdo ditë?

Rrushi është një burim i mirë i polifenoleve

Rrushi përmban polifenole. Polifenloet janë përbërësit që i japin rrushit ngjyrën. Ata e mbrojnë rrushin nga sëmundjet dhe dëmtimi mjedisor. Polifenolet janë antioksidantë të njohur që ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira në trup, shkruan pergatit.com.

Lëkura e rrushit përmban më së shumti polifenole. Ato kanë aftësitë më të mëdha antioksiduese. Rrushi është tepër i mirë për ju, në masë të madhe falë këtyre polifenoleve. Polifenolet thuhet se ndihmojnë në luftimin e:

  • Diabetit
  • Kancerit
  • Sëmundjes së Alzheimerit
  • Sëmundjet e mushkërive
  • Osteoporozën
  • Sëmundjet e zemrës

Rrush për një zemër të mirë

Hani rrush për një zemër më të shëndetshme. Polifenolet në rrush ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Përveç që largojnë radikalet e lira, thuhet se rrushi ka efekte anti-inflamatore, duke mbështetur kështu funksionin e qelizave endoteliale. Çrregullimi endotelial është i lidhur me rrezikun nga formimi i pllakave në artere apo arteroskleroza.

Rrush për shëndet të syve

Përveç karotave, rrushi ju ndihmon shumë për shëndetin e syve. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Majamit në SHBA, është mirë të hani rrush çdo ditë për t’u mbrojtur nga dëmtimi i retinës së syrit. Dëmtimi i retinës çon në sëmundje si degjenerimi makular. Në studim, funksioni retinal u mbrojt në minjtë të cilët u ushqyen me rrush çdo ditë.

Rrush për një kujtesë më të mirë

Hulumtimet tregojnë se rrushi ka shumë antioksidantë, të cilët ndihmojnë në reduktimin e stresit oksidativ që çon në plakje. Në studime u pa që njerëzit që kishin ngrënë rrush përmirësuan performancën e kujtesës së tyre.

Rrushi ju mbron nga sindromi metabolik

Sindromi metabolik është termi që përshkruan një grup faktorësh rreziku që rrisin rrezikun nga sëmundje të zemrës, diabeti dhe sulmi. Këta faktorë rreziku përfshijnë:

  • Trigliceride të larta
  • HDL të ulët (kolesterol të mirë)
  • Tension të lartë
  • Sheqer i lartë në gjak

Ushqimet me polifenole të larta si rrushi mund të ju mbrojnë nga sindormi metabolik. Polifenolet e rrushit, në veçanti polifenolet e farave të rrushit, mund të ju ndihmojnë të përmirësoni:

  • Kolesterolin
  • Shtypjen e gjakut
  • Nivelin e sheqerit në gjak

Rrushi ka vitaminë K

Rrushi është burim i mirë i vitaminës K. Vitamina K ndihmon në rrezikun nga bllokimi i gjakut. Mungesa e vitaminës K ju vendos në rrezik nga hemorragjia (gjakderdhja). Gjithashtu, mungesa e kësaj vitamine rritë rrezikun nga osteoporoza.

Më shumë të mira nga rrushi

Pra, rrushi është mjaft i mirë për ju. I mbushur me antioksidantë dhe ushqyes. Duke ngrënë rrush çdo ditë, ju rrezikoheni shumë më pak nga:

  • Sulmi në zemër
  • Bllokimi i gjakut
  • Diabeti
  • Kanceri
  • Obeziteti

Këshillë shtesë: Rrushi konvencional njihet se ka pesticide. Për të reduktuar ekspozimin ndaj këtyre pesticideve, lajeni mirë para se ta hani dhe mundohuni të blini rrush sa më organik. /pergatit.com