obllandë

Tortë obllandë për 10 minuta

Përbërësit për obllandë janë:

  • 1 pako obllandë 350gr
  • 400gr mascarpone
  • 300gr arra të bluara
  • 397gr qumësht të kondenzuar
  • çokollatë të grimcuar

Përgatitja:

Së pari marrim një enë kuzhine dhe në të hedhim qumështin e kondenzuar, djathë mascarpone, më pas të dy këta përbërës i përziejmë me mikser. Pasi i kemi përzier të dy përbërësit shtojmë 300gr arra të bluara dhe i përziejmë së bashku me kremin me anë të lugës jo me mikser.

Kur masa e kremit është gati, i marrim të gjitha petat e oblandës dhe i lyejmë me rend një nga një ashtu siç e shikoni në video. Në momentin që i kemi vendosur të gjitha petat dhe i kemi lyer mirë me kremin e përgatitur, edhe petën e fundit kur ta vendosim sipër e lyejmë me masën e mbetur, duke e shtrirë mirë me lugë dhe duke e lyer nga të gjitha anët.

Kur ta kemi lyer mirë të gjithë oblandën, sipër i hedhim çokollatë të grimcuar të gatshme ose të cilën mund ta grimconi vet. Çokollatën e hedhim mirë sipër nga të gjitha anët ashtu siç e shikoni në video, e përfundojmë dekorimin e tortës me çokollatë, pastaj e lëmë të qëndroj në frigorifer për 2 orë më pas e shërbejmë.

Është një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe e shpejt në përgatitje. Nuk kërkon shumë shpenzime të mëdha dhe mysafirët tuaj do të mbetën pa fjalë nga kjo ëmbëslsirë. Ideale për festat e fundvitit, receta u përgatit nga zonja Neri. Ju bëftë mirë!