Ëmbëlsirë e shijshme bardhë dhe zi

Përbërësit: 6 vezë, 200gr sheqer, 200ml qumësht, 300gr miell, 100ml vaj (një gotë të çajit), 2 lugë gjelle kakao, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë), 1 pako sheqer vanilje, 6 lugë gjelle sheqer të tjera.

Për dekorim: 200ml qumësht, 100gr çokollatë për zierje, 2 lugë gjelle vaj (jo shumë të mbushura).

Përgatitja: Fillimisht marrim dy enë kuzhine dhe ndajmë vezët, të verdhat e vezës me një enë dhe të bardhat e vezës me një enë tjetër. Më pas tek të verdhat e vezës shtojmë 200gr sheqer, 200ml qumësht, 100ml vaj (një gotë të çajit), 2 lugë të gjellës kakao dhe i përziejmë të gjithë përbërësit mirë me tel kuzhine.

Pasi i kemi përzier mirë të gjithë përbërësit, tek masa shtojmë 300gr miell, 1 pluhur për pjekje dhe më pas e përziejmë mirë masën me tel kuzhine deri sa të trete miell dhe të fitojmë një masë homogjene. Pasi brumi për ëmbëlsirën është gati, marrim një tepsi për ëmbëlsira dhe e lyejmë me gjalpë (margarinë).

Më pas në tepsi shtojmë masën e përgatitur për ëmbëlsirë, e shtrijmë mirë me lugë dhe pasi të jetë gati e vendosim në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë C për 15 minuta. Pasi ëmbëlsira të jetë pjekur, e largojmë nga furra dhe e lëmë me një anë që të ftohet për pak minuta.

Pastaj marrim të bardhat e vezës që i kemi vendosur më parë në një enë, shtojmë tek vezët një pako sheqer vanilje, 10 lugë gjelle sheqer dhe më pas i rrahim me mikser për 10 minuta deri sa të fitojmë një shkumë të fortë kremoze.

Pasi kemi fituar kremin nga të bardhat e vezës, sipër ëmbëlsirës shtojmë kremin e bardhë dhe e lyejmë mirë me anë të një luge deri sa ta shtrijmë në të gjithë sipërfaqen e ëmbëlsirës. Më pas e fusim ëmbëlsirën përsëri në furrë në 200 gradë C për 4 minuta.

Në fund marrim 200ml qumësht, 100gr çokollatë, 2 lugë gjelle vaj dhe e ziejmë mirë në temperaturë mesatare, deri sa të shkrihet çokollata dhe më pas ia hedhim ëmbëlsirës sipër për dekorim. Ju bëftë mirë!