Ëmbëlsirë me manaferra

Përbërësit: 5 vezë, 5 filxhana të kafes sheqer, 2 sheqer vanile, 2 filxhana të kafes vaj, 2 filxhana të kafes qumësht, 5 filxhana të kafes miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 350gr manaferra.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë vezët, sheqerin dhe sheqer vanilet, i tundim mirë me tel kuzhine ose mikser për 10 minuta deri sa të treten mirë përbërësit.

Pastaj hedhim përbërësit e tjerë një nga një duke i tundur mirë të gjithë së bashku. Sapo masa të jetë gati e hedhim në tepsi për pjekje dhe sipër brumit i shpërndajmë manaferrat me dorë.

E fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në 200 gradë C për 30 deri 35 minuta, sipër e dekorojmë me kokos. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Emine. Ju bëftë mirë!