Kroketa të shijshëm për një drekë të shpejt, kur keni të ftuar mysafirë specila. Kombinimi i patëllxhanit me pataten dhe përbërësit e tjerë u japin një shije fantastike që nuk mund ti rezistoni saherë ti keni në tryezë.
Përbërësit:
- 2 patëllxhan të zi
- 800gr patate
- kripë
- piper të zi
- hudhër të thatë (mëlmesa hudhre)
- majdanoz
- 80gr parmixhano (parmesan, lloj djathi)
- 2 vezë
- 5 lugë gjelle thërrmija buke
- 5 lugë gjelle miell
- 60gr djathë tjetër çfare të doni
Përgatitja:
Marrim patëllxhanët i qërojmë dhe i presim në copëza katrore, më pas i vendosim në një tenxhere ku shtojmë pak ujë dhe i ziejmë për disa minuta. Pastaj marrim patatet dhe i presim gjithashtu në copëza katrore, më pas i vendosim në tenxhere me ujë derisa të zihen mirë për tu bërë më pas pure.
Patatet i shtypim me anë të një luge duke i bërë pure më pas shtojmë edhe patëllxhanët e zier. I përziejmë mirë mes vete duke i shtypur përsëri me anë të një lugë e cila i bën sikur pure. Tek kjo masë pastaj shtojmë kripë, piper të zi, hudhër të thatë, majdanoz, djathë parmixhano dhe dy vezë duke i përzier mirë me lugë të gjithë përbërësit.
Më pas tek këta përbërës shtojmë thërrmija buke dhe miellin, duke e përzier masën mirë me lugë. Marrim pak nga masa sa grushti i dorës, e shtrijmë pak me dorë dhe në mes i vendosim çfarë do djathi që dëshirojmë më pas i japim formën e qoftes. Kështu vazhdojmë derisa të mbaron e gjitha masa.
Krejt në fund i vendosim në tigan me vaj dhe i fërgojmë derisa të skuqen e të marrin ngjyrë të artë. Bëhen shumë të shijshëm e përgatiten shpejt. Ju bëfshin mirë!