Lakër e bardhë turshi në dy mënyra

Përbërësit: 2 lakra, një kuti me kripë të ashpër, një tenxhere ujë, shëllir (ujë dajthi, pra një kuti e djathit).

Përgatitja: Fillimisht përgatisim lakren e parë, marrim një tenxhere shtojmë ujë dhe kripë të ashpër dhe e ziejmë derisa të tretet mirë kripa më pas e lëmë të ftohet. Më pastaj marrim lakren e presim në copa dhe e vendosim ngadalë në kavanoz.

Pasi uji me kripë të jetë ftohur, e shtojmë në kavanoz dhe e mbulojmë komplet lakren me të. Më pas e mbyllim mirë kavanozen me kapak dhe e lëmë të qëndroj në vend të feskët për 1 muaj, më pas e konsumojmë.

Fillojmë përgatitjen e lakres së dytë, fillimisht e vendosim shëlliren të ziej (një kuti ujë djathi) më pas marrim lakren e presim njësoj si të parën në copa dhe e vendsoim ngadalë në kavanoz. Pasi të jetë ftohur shëllira (ujë djathi) e shtojmë në kavanozë dhe e mbulojmë lakren komplet me të.

Edhe lakren me shëllir djathi e ruajm në një vend të freskët për një muaj, më pas e konsumojmë. Ju bëftë mirë!