Receta si të përgatitni Pide në shtëpi

Përbërësit për brumin: 1 vezë, gjysëm gote çaji vaj, 1 gotë çaji jogurt, 1 gotë çaji ujë i vakët, 1 paketim të vogël maja buke, 2 lugë  çaji kripë, 600gr miell. Për mbushjen: Qepë, hudhër, domate, majdanoz, spec i gjelbërt, spec i kuq, mish i bluar sipas dëshirës, kripë dhe biber i zi. Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 1 vezë, gjysmë gote të çajit vaj, 1 gotë të çajit jogurt (kos), 1 gotë të çajit ujë të vakët dhe i përziejmë mirë të gjithë këta përbërës për 2-3 minuta me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 1 paketim të vogël maja buke, 2 lugë çaji kripë dhe 600gr miell.

Miellin e shtojmë gradulisht me lugë gjelle, duke e përzier masën me tel kuzhine ose me lugë deri sa të bëhet një brumë i butë pastaj e përziejmë dhe e ngjeshim me duar. Pasi të formohet brumi, lëreni të pushoj për 30 minuta duke e mbuluar sipër me qese kuzhine dhe në dërkohë përgatisim masën që ja vendosim sipër.

Në një tigan të cilin e vendosim në zjarr shtojmë vajin dhe më pas e hedhim mishin e bluar që të fërgohe, pastaj tek mishi shtojmë qepën e grirë imët, hudhrën, domaten, majdanozin, specin e gjelbër, specin e kuq dhe i shtohet kryp, biber i zi dhe sos të kuq (nëse dëshironi). Në fund brumi ndahet në pjesë të vogla (kulaçe) të cilat shtrihen në formë elipse pastaj masa e përgatitur vendoset përmbi dhe piqet në temperaturë 200 gradë C për rreth 30 min. Ju bëftë mirë!