kroketa

Kroketa të shijshëm me patëllxhan dhe patate

Kroketa të shijshëm për një drekë të shpejt, kur keni të ftuar mysafirë specila. Kombinimi i patëllxhanit me pataten dhe përbërësit e tjerë u japin një shije fantastike që nuk mund ti rezistoni saherë ti keni në tryezë.

Përbërësit:

  • 2 patëllxhan të zi
  • 800gr patate
  • kripë
  • piper të zi
  • hudhër të thatë (mëlmesa hudhre)
  • majdanoz
  • 80gr parmixhano (parmesan, lloj djathi)
  • 2 vezë
  • 5 lugë gjelle thërrmija buke
  • 5 lugë gjelle miell
  • 60gr djathë tjetër çfare të doni

Përgatitja:

Marrim patëllxhanët i qërojmë dhe i presim në copëza katrore, më pas i vendosim në një tenxhere ku shtojmë pak ujë dhe i ziejmë për disa minuta. Pastaj marrim patatet dhe i presim gjithashtu në copëza katrore, më pas i vendosim në tenxhere me ujë derisa të zihen mirë për tu bërë më pas pure.

Patatet i shtypim me anë të një luge duke i bërë pure më pas shtojmë edhe patëllxhanët e zier. I përziejmë mirë mes vete duke i shtypur përsëri me anë të një lugë e cila i bën sikur pure. Tek kjo masë pastaj shtojmë kripë, piper të zi, hudhër të thatë, majdanoz, djathë parmixhano dhe dy vezë duke i përzier mirë me lugë të gjithë përbërësit.

Më pas tek këta përbërës shtojmë thërrmija buke dhe miellin, duke e përzier masën mirë me lugë. Marrim pak nga masa sa grushti i dorës, e shtrijmë pak me dorë dhe në mes i vendosim çfarë do djathi që dëshirojmë më pas i japim formën e qoftes. Kështu vazhdojmë derisa të mbaron e gjitha masa.

Krejt në fund i vendosim në tigan me vaj dhe i fërgojmë derisa të skuqen e të marrin ngjyrë të artë. Bëhen shumë të shijshëm e përgatiten shpejt. Ju bëfshin mirë!