Month: July 2021

limonadë
Pije

3 litra limonadë, receta e shëndetshme plot shije

Limonada e freskët të kënaq në ditët e nxehta vere si asgjë tjetër. Kjo pije freskuese e verës ka erë të mrekullueshme dhe shije të përsosur! Sot, kemi vendosur t’ju tregojmë një sekret se si ta bëni një limonadë më të shijshme sesa ato që i pini në kafene apo […]

tzaziki
Drekë

Si të përgatitni sosin e famshëm Tzaziki

Tzaziki, i njohur ndryshe edhe si sosi i famshëm grek me jogurt dhe tranguj, është sosi më i pëlqyer veror edhe tek shqiptarët. Tzaziki përgatitet me jogurt, tranguj të shtrydhur, vaj ulliri, bimë të freskëta si për shembull ment ose majdanoz, hudhër, lëng limoni dhe kripë. Vitin e kaluar udhëtuam […]

tortë karotë
Ëmbëlsira

Tortë karotë, receta origjinale

Receta tradicionale e tortës karotë zakonisht përmban shumë përbërës të shtrenjtë dhe është shumë e vështirë për ta përgatitur. Por kjo recetë klasike dhe e lehtë e tortës karotë është desert krejt tjetër. Duke përdorur një blender të dorës, e bën shumë më të lehtë bluarjen e karotave me përbërësit […]

revani
Ëmbëlsira

Revani me sherbet

Përbërësit: 8 vezë 8 lugë gjelle sheqer 10 lugë gjelle miell 1 pluhur për pjekje (baking powder) 1 pako sheqer vanilje Për sherbetin: 500 gram sheqer 1 liter ujë Përgatitja e revanis: Në një enë kuzhine shtojmë fillimisht vezët dhe sheqerin, i përziejmë 25 minuta me mikser derisa të fitojmë […]

tortë me afion
Ëmbëlsira

Tortë me afion dhe puding vanilje

Përbërësit: 3 vezë 3 filxhana sheqer (filxhan i kafes) 2 filxhana vaj 3 filxhana qumësht 6 filxhana miell 2 pako sheqer vanilje 2 pako pluhur për pjekje (baking powder) 4 lugë të mesme afion (mak) Përgatitja: Në një enë kuzhine shtojmë vezët, sheqerin dhe i tundim mirë me mikser ose […]